Ra nga çatia e magazinës ku punonte, identifikohet 43-vjeçari shqiptar që vdiq në Itali

Nga A2 CNN
12 Mars 2024, 17:50 | Kronikë
Ra nga çatia e magazinës ku punonte, identifikohet 43-vjeçari
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti që i ka ndodhur teksa po riparonte çatinë e një magazine ku ai ishte punëtor.

Andi Rexhepi kishte rënë nga 7 metra lartësi, teksa po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin e Carpenedolos.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa sipas mediave italiane, Rexhepi kishte 10 muaj që punonte në atë magazinë dhe ishte babai i një vajze 16 vjeç.

Ishin kolegët e tij që lajmëruan menjëherë ambulancën pas ngjarjes së rëndë, por 43-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë karabinierët kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe zbardhjen e përgjegjësve mbi aksidentin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli