Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

75-vjeçari përplas me makinë 68-vjeçarin në Koplik, shoqërohet në polici

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 15:34 | Kronikë
75-vjeçari përplas me makinë 68-vjeçarin në Koplik,
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Koplikut, ku një mjet ka përplasur një këmbësor të moshuar.

I lënduari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia e Shkodrës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli