Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Aksident me vdekje në Velipojë

Nga A2 CNN
31 Mars 2024, 11:05 | Kronikë

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e kësaj të diele në zonën e Velipojës.

Policia e Shkodrës njofton se viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ishte duke lëvizur me biçiklete, në momentin kur është përplasur nga një automjet.

“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (i cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.  Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani