Vidhnin dhe trafikonin vepra arti, arrestohet roja i parqeve arkeologjike dhe bashkëpunëtori i tij

Nga A2 CNN
30 Mars 2024, 12:25 | Kronikë

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në flagrancë me vepra arti të vjedhura, të cilat i trafikonin dhe ua shisnin të huajve për shuma të mëdha parash.

Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve, i identifikuar si Pëllumb Leka duke përfituar nga fakti se ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin Emanuel Çaço, i trafikonin me qëllim përfitimin. 

Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro. 

Policia tha se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 statuja të madhësive dhe formave të ndryshme.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos