Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit". Mësohet se një 21-vjeçar ka përplasur me autimjetin e tij një motor që drejtohej nga një i mitur.
Për pasojë, kanë mbetur të lënduar dy 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet. Dy të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)