Aksident në Elbasan, mbetet i plagosur rëndë një person

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 11:38 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë nga spital.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në këtë aksident bëhet e ditur se janë përfshirë 3 automjete, ndërsa i plagosur ka mbetur një person rreth 60 vjeç.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Elbasan-Bradashesh", janë përplasur 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit O. L., 27 vjeç, R. SH., 46 vjeç dhe S. Zh, 71 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "BMW", shtetasi S. Zh., i cili është në kujdesin e mjekëve.

2 drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos