Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 10:59 | Kronikë

Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë fshatit Darragjat të Shkodrës.

Sipas të dhënave shtetasi E. P., 31 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe për pasojë është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P., 45 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos