Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Patos.
Dy automjete, një Toyota dhe një Peugeot, janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë, por edhe për të disiplinuar trafikun i cili u vështirësua pas aksidentit. (A2 Televizion)