Shqiptari plagos me armë në kokë djalin e partneres ukrainase

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 13:15 | Kronikë

Shqiptari plagos me armë në kokë djalin e partneres ukrainase

Një 46-vjeçar shqiptar është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë në Sassuolo të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ai ka qëlluar me armë zjarri një 19-vjeçar ukrainas, i cili është djali i partneres së 46-vjeçarit.

I riu ishte duke mbrojtur nënën e tij 39-vjeçare, e cila dhunohej nga partneri shqiptar, ku ky i fundit e ka goditur me një plumb që e ka përshkuar mes qafës dhe klavikulës, shkruan A2.

46-vjeçari fillimisht ka rrahur partneren, më pas ka qëlluar djalin e saj, i cili ndërhyri për ta mbrojtur së bashku me disa shokë. Ai është arrestuar në flagrancë pas incidentit të rëndë dhe akuzohet për tentativë vrasje.

Sakaq, 19-vjeçari është transportuar në spitalin Niguarda në Milano në gjendje shumë të rëndë për jetën. Pasditen e djeshme ai u shtrua në terapi intensive, jashtë rrezikut dhe në gjendje stabile, ndërsa mjekët po bënin vlerësimin e ekstubimit gjatë pasdites, raporton A2.

Ndërkohë, arma e përdorur nga 46-vjeçari shqiptar rezulton se ishte vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo, ndërsa në shtëpi u gjetën dhe 40 gëzhoja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos