Vrau shokun që e strehoi në Sarandë, Policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 07:06 | Kronikë

Vrau shokun që e strehoi në Sarandë, Policia dyshon për

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielën në fshatin gjashtë të Sarandës, ku një 65-vjeçar u vra me mjete të forta nga shoku i tij 42-vjeçar. Gazetarja e A2 CNN Jerola Ziaj raporton se policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Viktima Gëzim Bizoni, jetonte i vetëm në banesë, pasi ishte divorcuar dhe një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, të jetonin së bashku, shkruan A2.

Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42-vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa. Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin.

Në gjendje të dehur autori (dyshohet nën efekt të lëndëve narkotike) ka goditur për vdekje me sende të forta 65-vjeçarin Gëzim Bizoni.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos