Arrestohet 28-vjeçari me pistoletë në makinë

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 14:25 | Kronikë

Arrestohet 28-vjeçari me pistoletë në makinë

Policia e Tiranës arrestoi një 28-vjeçar për armëmbajtje pa leje. “Ky shtetas kur ka parë shërbimet e Policisë ka parkuar automjetin në anë të rrugës dhe ka qëndruar në makinë bashkë me një shtetas tjetër me qëllim shmangien e kontrollit të policisë. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë”, tha policia.

Policia procedoi penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili u gjet brenda në mjetin e 28-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos