Babë e bir rrihen me njëri-tjetrin në Kavajë, prangosen të dy. Arrestohet edhe një 34-vjeçar që kanosi me thikë kushërirën

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2024, 16:12 | Kronikë

Babë e bir rrihen me njëri-tjetrin në Kavajë, prangosen

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar babë e bir në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar, i cili ka kanosur me thikë kushërirën e tij.

Gjithashtu është arrestuar dhe një 36-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas  për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Q. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit;

-B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe;

-I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu