Tragjike, pacienti i jep fund jetës në Spitalin e Traumës, hidhet nga kati i tretë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2024, 09:45 | Kronikë



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M. H., 47 vjeç ishte paraqitur një ditë më parë në spital, pasi ishte vetëplagosur me thikë, teksa rreth orës 05:30 ka ndërmarrë aktin tragjik.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë