Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Qëlluan në drejtim të policisë në kufi, dërgohet për gjykim dosja e trafikantëve algjerianë e sirianë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 12:47 | Kronikë

Qëlluan në drejtim të policisë në kufi, dërgohet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të disa shtetasve sirianë e algjerianë, anëtarë të dy grupeve kriminale të trafikut të emigrantëve, që në maj të vitit të kaluar qëlluan me armë zjarri drejt policisë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Të akuzuarit

Sultan Lakdar Grimash, lindur në Algjeri alias Sadak Gramach (i arrestuar në Kosovë), hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;

Ayoub Bahhoo, lindur dhe banues në Algjeri, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;

Muhammed Radawn alias Muhamed Radouw, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;

Muhamed Shehab, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;

Rabi Lqadi alias Rabia El-Kadi, me kombësi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;

Muhammed Nasir, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;

Nagid Alabdalah alias Abu Gira, me kombësi dhe shtetasi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;

Sipas SPAK, këta të pandehur, janë akuzuar dhe dërguar për gjykim për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga nenet 79/b, 22 dhe 28/4, të Kodit Penal, e kryer tre herë, në dëm të punonjësve të policisë A. Lushaj, J. Qenanaj dhe G. Cara, “Vrasje e punonjëve të policisë”, e mbetur në tentative parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 të Kodit Penal, e kryer dy herë, në dëm të punonjësve të policisë G. Progni dhe A. Shehu, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga neni 76, 22 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të shtetasit B. Duraku, “Vrasje me dashje”,  e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22, të Kodit Penal, e kryer në dëm të shtetasit I. Rexha, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm për qëllime përfitime“, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga neni 298/2 dhe 28/4, të Kodit Penal, “Trafikimi i armëve dhe i municioneve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga nenet 278/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, parashikuar nga neni 297 dhe 28/4, të Kodit Penal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a/1 dhe 334/1/2, të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në përfundim të tyre është provuar se gjatë vitit 2023, në kufirin e gjelbër Morinë (Shqipëri)-Prizren (Kosovë) kanë kryer aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dy grupe kriminale. Hetimi ka evidentuar se kemi të bëjmë me grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me shkallë të lartë organizimi, i strukturuar me role dhe ndarje të punëve.

Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah në drejtimin e të pandehurit Muhamed Shehab, dhe personave të tjerë të paidentifikuar, dhe grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sultan Grimash, Muhammed Radawn , Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi, e persona të tjerë të paidentifikuar, si pjesëtarë të grupit në drejtimin e të pandehurit Sultan Grimash.

 

Të pandehurit Sultan Grimash, Rabi Ladqi, Muhamed Radawn, Muhamed Shehab, rezultojnë të kenë jetuar në Shqipëri të paktën duke filluar nga viti 2019, të cilët janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin Shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë, dhe duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre si organizues, apo sigurues të transportit të tyre, ku gjatë intervistimeve, kanë dhënë gjeneralitete të rreme. Ata janë dërguar në kampe, ku janë larguar nga aty, duke patur edhe urdhra largimi nga territori Shqiptar.

Të pandehurit, të paktën përgjatë vitit 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme nga kufiri në mënyrë të vazhdueshme. Kanë mbajtur dhe përdorur armë luftarake, kanë bashkëpunuar me persona me shtetësi shqiptare, kosovare dhe persona të tjerë të huaj duke organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm në disa raste përgjatë këtij viti.

Këta dy grupe, organizojnë punët brenda grupimeve të tyre, për emigrantët të cilët hyjnë në territorin Shqiptar nga Greqia apo Maqedonia e Veriut. Ata i‘u sigurojnë transportimin përgjatë territorit Shqiptar, gjejnë shoferët dhe bëjnë të mundur kalimin  në mënyrë të paligjshme nëpërmjet malit në Morinë në drejtim të Kosovës, për në Serbi dhe me destinacion përfundimtar vendet  e Bashkimit Evropian. Udhëtimi i emigrantëve më pas, përtej Serbisë e tutje, organizohet nga grupet e tjera, sipas orientimeve të personave që qëndrojnë në krye të grupit të madh kriminal.

Këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë, edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, duke filluar që nga vendi i origjinës, e duke vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi, Gjermani. Grupet kriminale janë të organizuara më së miri dhe me ndarje të qarta rolesh e detyrash, duke filluar që nga gjetja e emigrantëve, transportimi i tyre nga shteti i origjinës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, duke bërë kalimin e tyre të paligjshëm nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, dhe më pas në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Grupet kriminale kanë ngritur një infrastrukturë në secilin prej shteteve ku kalojnë shtetasit e huaj,  dhe që shërbejnë si hallka të zinxhirit, të veprimtarisë së këtij aktiviteti kriminal.

Në ushtrimin e aktivitetit të tyre kriminal pjesëtarët e grupit shfaqen të dhunshëm, duke kulmuar kjo me ngjarjen e datës 25.05.2023, ku në fshatin “Morinë”, Kukës, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë të strukturave vendore Kukës, të cilët kanë qenë në kryerje e sipër të detyrës së tyre, që lidhej me monitorimin e zonës për kapjen e personave të armatosur, duke rrezikur rëndë jetën e tyre dhe të banorëve.

Hetimi po vazhdon në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi