Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Dënohet kreu i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 13:09 | Kronikë

Dënohet kreu i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dënoi me 9 muaj burg kreun e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Megjithatë, Hajdari nuk do të kalojë asnjë ditë pas hekurave, pasi dënimi ndaj tij u konvertua nga togat e zeza me 150 orë punë.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij për akuzën "falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve", më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Në lidhje me akuzën, ka pasur denoncime nga rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi i cili ka bërë disa kallëzime në SPAK.

Në një dalje për mediat, avokati i Hajdarit, Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së kryebashkiakut.

“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63, nuk figuron i dënuar personi që dënohet me punë në komunitet”, tha ai.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi