Deputeti i Partisë Demokratike, Asallan Dogjani, u paraqit të hënën në SPAK, ku dha deklarime për një çështje ku është si palë e kallëzuar për fshehje të pasurisë.
Në dalje, ai tha se Prokuroria e Posaçme po i heton pasurinë pas një kallëzimi të bërë nga një person që e cilësoi si “zaptues” të pronës publike dhe që ai vetë e kishte kallëzuar me herët në prokurori.
Sipas Dogjanit, SPAK po heton mbi një apartament prej 100 m2 në të cilin ai jeton prej 20 vitesh.
Përveç kallëzimeve e kundër kallëzimeve me ndërtuesin deputeti demokrat Dogjani është referuar nga Policia e Shtetit në SPAK për aksionin opozitar të 30 shtatorit ku u dogjën disa karrige të sallës së Kuvendit. (A2 Televizion)