Goditi të birin me thikë, lihet në burg 54-vjeçari në Korçë

Nga Artin Halili
3 Nëntor 2024, 13:09 | Kronikë

Goditi të birin me thikë, lihet në burg 54-vjeçari në

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 54-vjeçarin Shpëtim Çuko i cili pak ditë më parë ka plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeçar, raporton A2 CNN 54-vjeçari akuzohet për “Dhunë në familje”.

Tri ditë më parë Shpëtim Çuko pas një debati të fortë që ka pasur me djalin e tij 15 vjeçar sipas policisë lokale ka plagosur djalin e tij me thikën e bukës dhe më pas ka qenë vetë ai që së bashku me bashkëshorten e dërguan në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime pranë spitalit thanë se 15-vjeçari pasi ka marrë për 3 ditë mjekim në këtë spital është larguar  drejt banesës në fshatin Vreshtas. Shpëtim Çuko jeton në kushte të vështira ekonomike me gruan dhe djalin 15 vjeçar që është edhe fëmija i vetëm i familjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos