“Dosja shumë voluminoze dhe kërkon kohë”, Gjykata e Posaçme shtyn seancën për “sterilizimin”

Nga Armand Bajrami
10 Qershor 2024, 10:52 | Kronikë
“Dosja shumë voluminoze dhe kërkon kohë”, Gjykata e

Gjykata e Posaçme shtyn për më 26 korrik seancën paraprake nga ish-ministri, Ilir Beqaj, dhe të bashkëpandehurve të "sterilizimit".

Shtyrja u bë me kërkesë të avokatëve, të cilët kërkuan më shumë kohë, pasi ende nuk janë njohur me të gjithë fashikujt e dosjes, për shkak të volumit të madh të saj.

Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në arrest me burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ndërsa Beqajn, Prokuroria e Posaçme e ka lënë në detyrim paraqitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos