“Duan një kokë turku për Gërdecin”, Mediu: Kam 16 vite që po persekutohem

Nga Armand Bajrami
15 Maj 2024, 12:13 | Kronikë

Në gjyqin për Gërdecin, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për riekspertim ekonomiko-financiar. Në seancën e radhës do të thirren ekspertët për të debatuar aktin e përpiluar prej tyre. Seanca e radhës do të mbahet më 29 maj.

Përmes avokatëve të tij, Mediu pretendoi se akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme në formë dhe në përmbajtje. Sipas avokatëve, vendimi për akt-ekspertimin nuk i është bërë me dije Mediut, gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme e në kushte të papajtueshmërisë ligjore.

Po sipas mbrojtësve, 4 nga 5 ekspertët kanë qenë nëpunës shtetërorë dhe pa licensimet përkatëse, ndërsa i pesti nuk kishte njohuri financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos