Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në Ersekë.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë, kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore shoferi dhe pasagjerja, që është edhe bashkëshortja e tij, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)