Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Ersekë

Nga Artin Halili
8 Shkurt 2025, 16:33 | Kronikë

Humb jetën punëtori nga India në një gurore në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pepellash të Ersekës.

A2 CNN mëson se një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.

Viktima punonte pranë gurores në këtë zonë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e saj.

Ndërkohë, priten që të merren në pyetje edhe administratorët e gurores. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos