Një plagosje më thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lushnje.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se një 25-vjeçar pas një konflikti, ka goditur me thikë një moshatarin e tij, Ardjan Ymeri, 26 vjeç, banues në Karbunarë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhevdet Nepravishta” ndërsa i lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, 25-vjeçari Erbion Çrraga është vënë në pranga si autor i dyshuar. (A2 Televizion)