Aksidentohet ambulanca në Gjirokastër, lëndohet pacientja që transportohej në spital

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 17:56 | Kronikë

Aksidentohet ambulanca në Gjirokastër, lëndohet pacientja që

Një autoambulancë është përfshirë në një aksident në Gjirokastër. Mësohet se autoambulanca me drejtues shtetasin Roland Tushe ka përplasur një automjet të drejtuar nga Aurel Sherifi.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pacientja që po transportohej në spital, e identifikuar si Vasiliqi Kuro.

“Rreth orës 16:55, në bulevardin "18 shtatori", automjeti  (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë është dëmtuar pacientja që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve”, informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos