Goditet me thikë 29-vjeçari në Korçë, paraqitet në spital me disa plagë

Nga Artin Halili
7 Shkurt 2025, 17:46 | Kronikë

Goditet me thikë 29-vjeçari në Korçë, paraqitet

Një person është paraqitur pasditen e sotme në spitalin e Korçës me plagë në disa pjesë të trupit.

Policia pasi nisi hetimet për ngjarjen ka njoftuar se 29-vjeçari Kostika Ruko ka marrë plagë nga goditjet me thikë dhe në sulmin ndaj tij kanë marrë pjesë dy persona.

“Rreth orës 17:10,  shtetasi K.R., 29 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga  dy shtetas ende  të  paidentifikuar”, informon policia.

A2 CNN mëson se ngjarja ka ndodhur përballë me ish-liceun francez, ku sipas policisë dy persona kanë qëlluar me mjete prerëse 29 vjeçarin duke i shkaktuar plagë në krah dhe në pjesët e barkut.

Burime pranë spitalit të Korçës thanë për A2 CNN se 29 vjeçari ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Për momentin nuk bëhet me dije asgjë lidhur me shëndetin e tij. Policia në vendin e ngjarjes dhe pret të shohë kamerat e sigurisë të shkollës dhe bizneseve përreth për të arritur tek autorët e dyshuar të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos