Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 15:20 | Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë pas një konflikti mes dy të miturve. Policia njofton se plagosja ndodhi në rrugën “Adem Sheme” në lagjen nr. 2, të qytetit, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një 12-vjeçar.

I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuare autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos