Aksident me pasojë 3 të plagosur në aksin Gramsh-Cërrik

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 16:48 | Kronikë

Aksident me pasojë 3 të plagosur në aksin Gramsh-Cërrik

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin F. A., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

“Me shtetasin F. A., po kryhen veprimet e metejshme procedurale. Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos