Humbi kontaktet 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 14:20 | Kronikë

Humbi kontaktet 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq, pasi prej disa ditësh, ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi, policia bën me dije se babai 30-vjeçar ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej, bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

“Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli