“I keqtrajtonte fëmijët, i rrihte”, dëshmitë e fqinjëve për 40-vjeçarin që u përlesh me RENEA-n

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 12:25 | Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira dhe qëllonte me kallashnikov ndaj efektivëve të policisë që kishin shkuar për arrestimin e tij.

Banorët thonë se 40-vjeçari, Aleks Marku, ishte agresiv dhe i keqtrajtonte fëmijët e tij, ndërsa shtojnë se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike.

“Pinte drogë. Kam pak ditë që e kam parë. I keqtrajtonte fëmijët, i torturonte. Kishte një javë që rrinte këtu se ishte ndarë dhe nga nusja. Ishte agresiv, gjuajti me kallash”, tregon fqinji.

Mësohet se në dëshminë e tij paraprak në polici, Marku ka deklaruar se po qëllonte nga dritarja pasi priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos