Atentati në Shkodër, 30 plumba drejt shënjestrës! Të plagosurit rëndë në spital

Nga Ergys Kavaja
12 Mars 2024, 21:51 | Kronikë



30 plumba dyshohet se janë qëlluar ndaj dy të plagosurve në Shkodër. Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete, të tyrin dhe të të plagosurve. Dy të plagosurit kanë marr plagë të rënda dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Shkodrës.

Dyshohet se shënjestra ka qenë shtetasi Gjon Nika, kunati i efektivit të policisë. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Në drejtim të Shkodrës, mësohet se janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Gjithashtu, në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos