Kapen në flagrancë 2 grabitës serialë, autorë të 6 vjedhjeve në Lezhë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 08:48 | Kronikë

Kapen në flagrancë 2 grabitës serialë, autorë të 6

Dy grabitës serialë janë arrestuar në flagrancë nga policia në Lezhë, pasi hyn në 2 dyqane dhe në 1 servis për të vjedhur.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shades”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sokol Pali, 52 vjeç dhe Marjan Kelaj, 51 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç”, sqaron policia.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, policia ka zbardhur edhe 6 raste të vjedhjes në banesa të kryera më parë nga këta shtetas.

“Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve S. P. dhe M. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos