SPAK arreston biznesmenin Elman Abule

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 18:37 | Kronikë

SPAK arreston biznesmenin Elman Abule

Pas kryebashkiakut Erion Veliaj, SPAK ka arrestuar edhe biznesmenin, Elman Abule, administrator i Rametal SHPK.

Abuleështë arrestuar duke udhëtuar në jug me makinën e tij. SPAK ka dhënë për të masën e ‘arrestit në burg’ pasi dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave.

'Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;', njofton SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos