Një 33-vjeçar, shtetasi Blerim Rrapaj, është plagosur me mjet prerës në fshatin Hoshtimë të Vlorës, raporton A2 CNN.
Sipas burimeve, mësohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë burime nga policia konfirmojnë se 33-vjeçari është lënduar me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e 33-vjeçarit, teksa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)