Akuzohet për vrasjen e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

Nga Armand Bajrami
10 Shkurt 2025, 13:38 | Kronikë

Akuzohet për vrasjen e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën

Apeli refuzon kërkesën për zëvendësim të masës "arrest në burg për të miturin M. P., i akuzuari për vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani, shkruan A2 CNN.

Më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Martin Cani humbi jetën pasi dyshohet se u godit me thikë nga Mario Përlleshaj, ndërsa shoku i tij, Luis Meçja, mbeti i plagosur.

Sherri dyshohet se kishte nisur fillimisht në rrjetet sociale, për t’u përshkallëzuar më pas në ambientet e shkollës dhe rreth saj.

Pas ngjarjes, Policia e Shtetit deklaroi se nuk kishte një autor të dytë të përfshirë në incident, duke theksuar se autori i dyshuar kishte vepruar i vetëm. Thika e përdorur në krim u gjet së bashku me çantën e shkollës në afërsi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, duke u organizuar protesta para Ministrisë së Arsimit, ku qytetarët kërkuan më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit. Dy muaj pas ngjarjes, familjarët e viktimës organizuan një tjetër protestë, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në hetime.

Pas kësaj ngjarjeje, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tur nëpër shkolla të vendit, ku u takua me prindër e mësues, në përfundim të të cilit deklaroi se qeveria kishte vendosur të mbyllte aplikacionin TikTok në Shqipëri. Vendimi nuk është ekzekutuar ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos