Të kërkuar nga drejtësia në Itali, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 13:30 | Kronikë


Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi rezultojnë në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”.

Në pranga kanë rënë shtetasit Juers Spahi dhe Redjan Allmuça.

“U bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë i shtetasit: J. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest me burg'' për veprat penale “Organizatë kriminale'”  dhe “Trafik Narkotikesh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë; Po nga këto shërbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi R. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos