Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 11:27 | Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në

Policia ka arrestuar një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës, raporton A2 CNN.

Blutë lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin Enrik Çela, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos