Mbetën jashtë garës për shef komisariati, 9 kandidatë ankimojnë pikëzimin

Nga Xhensila Kodra
13 Dhjetor 2024, 15:36 | Kronikë

Mbetën jashtë garës për shef komisariati, 9 kandidatë

Gjatë dy ditëve të fundit që ishte dhe afati për ankimimin e pikëzimit për garën për shef komisariati, 9 prej kandidatëve kanë bërë ankimim pranë Policisë së Shtetit.

Ata kanë ankimuar renditjen e tyre të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, të cilët i kanë renditur me më pak se 70 pikë duke i lënë kështu jashtë garës për shef komisariati.

Ankimimet e bëra do të shqyrtohen nga komisioni gjatë ditës së hënë dhe të martë ndërsa të mërkurën pritet të listohen drejtuesit e rinj në 48 komisariatet e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos