Meta del nga 313-ta, merr pjesë në seancën e GJKKO

Nga Armand Bajrami
27 Nëntor 2025, 13:02 | Kronikë

Meta del nga 313-ta, merr pjesë në seancën e GJKKO

Ish-presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të jetë prezent në sallën e gjyqit në GJKKO për seancën paraprake.

Ndryshe nga herët e tjera, kur është përfaqësuar me avokat, Meta është shoqëruar nga 313 drejt gjykatës.

Megjithatë, gjykata mori vendimin për ta shtyrë seancën më 5 dhjetor. Ilir Meta ka marrë edhe një avokat të dytë, që kërkoi kohë të njihet me aktet.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk pati marrë njoftim për seancën e sotme. Nga kafazi i sallës Meta ka kërkuar dhe vet aktet, pasi avokatët i kanë marrë ne CD dhe nuk ka si i akseson në qeli, ndaj i ka kërkuar edhe të printuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos