Gjykata e Posaçme e Apelit nisi, paraditen e së premtes, seancën gjyqësore ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të pamandatuar të Himarës, prej pak ditësh i zgjedhur edhe si eurodeputet.
Beleri është i pranishëm në sallën e gjyqit. Trupi gjykues kryesohet nga Daniela Shirka dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi.
Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari, kërkon përjashtimin e kryesueses Daniela Shirka, me pretendimin se nuk është caktuar me short, por çështja i është caktuar manualisht.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg dhënë nga Shkalla e Parë. (A2 Televizion)