Sulmohet me gurë Kryeministria gjatë natës, ndalohet autori

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 07:07 | Kronikë

Sulmohet me gurë Kryeministria gjatë natës, ndalohet autori

Policia e Tiranës bën me dije se, mbrëmjen e kaluar, pak para menate është ndaluar një person, i cili në gjendje të dehur ka hedhur gurë drejt godinës së Kryeministrisë.

Shtetasi U.K. 45 vjeç u ndalua nga policia në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa nga verifikimet rezultoi se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni