Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Përplasën efektivët e policisë në Tiranë, zbulohen kush ishin 3 të rinjtë me 1 kg kokainë në makinë

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 12:05 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar fotot e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së të enjtes në Tiranë. Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkëlqim Ostreni 26 vjeç, përfunduan në pranga e policisë në operacionin që përfundoi me plagosjen nga policia e më pas arrestimin e Enea Sulejmanit, si dhe me kapjen e një sasi prej rreth 1 kilogram kokainë.

Në momentin e ndalimit, ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volksëagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu