Plas sherri në një lokal në Vlorë, ndërhyjnë efektivët e FNSH

Nga Jerola Ziaj
31 Mars 2024, 12:22 | Kronikë

Konflikti midis dy personave brenda një lokali në lagjen "Pavarësia" të Vlorës, ka bërë që në zonë të zbarkojnë efektivët e FNSH-së.

Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

Ai është ndjekur nga efektivët e policisë, por ka qenë i pamundur neutralizimi i tij.

Pasi janë thirrur përforcime dhe forcat e FNSH kanë mbërritur në vendngjarje, është bërë e mundur edhe gjetja e personit të përfshirë në konflikt, në një  pallat të braktisur.

Ai është vënë në pranga dhe konflikti është shuar duke mos agravuar më tepër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos