Do shisnin kallashnikov në Sarandë, kapen në flagrancë dy të rinj

Nga A2 CNN
31 Mars 2024, 11:48 | Kronikë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Sarandës në flagrancë, gjatë tentativës së tyre për të shitur një armë zjarri të llojit kallashnikov, në qytetin bregdetar.

Uniformat blu kishin siguruar informacion se Eduart Musej do të shiste armën e zjarrit, e cila u sekuestrua në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga 34 vjeçari.

Ndërkohë, 31-vjeçari Evidoned Shahini është arrestuar pasi do të ndihmonte Musejn për të finalizuar shitjen e kallashnikovit që posedonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 8".  Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë, në vende të ndryshme, në fshatin Berdenesh, dhe u vunë në pranga shtetasit:  

-E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës; 

-E. Sh., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip ‘Ford’.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar në cilësinë e provës materiale.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos