Polici akuzohet për vjedhje, pezullohet nga detyra dhe ndalohet të dalë jashtë vendit

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 18:01 | Kronikë

Polici akuzohet për vjedhje, pezullohet nga detyra dhe ndalohet të

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë G. C.

Nënkomisari 31 vjeçar, me detyrë Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Gramsh, dyshohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga hetimet e kryera nga AMP janë grumbulluar fakte dhe prova që krijojnë dyshimin se ky punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur sendet personale të një shtetasi të ndaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos