Sherr mes vëllezërve në Pogradec, njëri përfundon në spital i plagosur me thikë

Nga A2 CNN
25 Mars 2024, 09:15 | Kronikë

Sherr mes vëllezërve në Pogradec, njëri përfundon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, mëngjesin e së hënës, në lagjen nr. 4, Pogradec. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Policia bën të ditur se shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos