Shpërndante droga të forta, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, i gjendet kokainë

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 16:59 | Kronikë

Shpërndante droga të forta, arrestohet 29-vjeçari në

Një rast i shpërndarjes së drogave të forta është goditur nga policia në Tiranë. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar 29-vjeçari Enio Bendaj, i cili dyshohet për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Policia ka sekuestruar dy qese plastike me lëndë narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, një sasi kanabisi, tre peshore elektronike për peshimin e lëndëve narkotike dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos