Vetëm 6 policë të Shqiponjave në operacion, si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 13:01 | Kronikë

Vetëm 6 policë të Shqiponjave në operacion, si u organizua

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes së një tjetri.

A2 CNN mëson se 43-vjeçari Violand Braçellari është parë dje në fshat duke bërë xhiro, policia ka marrë informacion dhe sot ka organizuar kapjen e tij, pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Vetëm 6 policë të Shqiponjave në operacion, si u organizua
Stani në Bode të Lozhanit ku qëndronte autori, Violand Braçellari

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se kanë qenë vetëm 6 policë të Shqiponjave.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, policia e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërine e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

Vetëm 6 policë të Shqiponjave në operacion, si u organizua
Stani në Bode të Lozhanit ku qëndronte autori, Violand Braçellari

A2 CNN raporton se para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos