Vrasja e simpatizantit të PS, ekspertët rindërtojnë skenën e krimit në Elbasan

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
27 Mars 2024, 14:22 | Kronikë

Ekspertë privatë së bashku me ata të policisë kriminale kanë rindërtuar në Elbasan skenën e vrasjes së simpatizantit të PS Pjerin Xhuvani, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të prillit të vitit 2021 në këtë qytet.

Shiritat e perimetrit të policisë u rivendosën edhe një herë si tre vite më parë dhe ekspertët kanë nisur nga rivlerësimi i fakteve që kanë në dispozicion.

Rindërtimi i skenës së krimit u urdhërua nga Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm në Tiranë me kërkesë të të dënuarit kryesor në shkallën e parë të gjyqësorit për këtë vrasje, ish-oficerin e RENEA, Arbër Paplekaj.

Ky i fundit, që gjatë gjykimit të kësaj çështje në gjykatën e Elbasanit, ka pretenduar se ka qëlluar ndaj Xhuvanit në kushte të tronditjes së fortë psikike dhe në kundërpërgjigje të të shtënave që u kanë ardhur nga njerëzit që ishin me viktimën Xhuvani.

Pikërisht për të vërtetuar këtë pretendim si dhe për të përcaktuar saktë drejtimin e qitjeve të armëve në vendngjarje, Gjykata e Apelit urdhëro këtë riinskenim të ngjarjes. Rezultat e ekspertëve pjesëmarrës  do ti dorëzohen gjykatë së Apelit, e cila do të bëjë vlerësimin e tyre së bashku me provat e tjera që ka në dosje.

Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është dënuar nga gjykata e Elbasanit ish-oficeri i RENEA, Arbër Paplekaj. Në të njëjtin proces u shpallën fajtorë dhe u dënuan me punë në shërbim publik, edhe dy ish-nëndrejtorët e kohës së policisë së Elbasanit dhe 6 efektivë të repartit shqiponja për mosreagim si duhet në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos