Një zjarr ka përfshirë kodrat e Peshtanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e forte, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.
Në vend kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektivitet të plotë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit të thyer kodrinor, ndërsa era e fortë e vështirëson edhe më shumë shuarjen e flakëve.
Aksionit për fikjen e zjarrit i janë bashkuar edhe banorët e zonës të cilët po u vijnë në ndihmë forcave zjarrfikëse, duke përdorur mjete rrethanore. (A2 Televizion)