Disidentja Musine Kokalari me muze në Gjirokastër... por jo në banesën e saj

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
21 Maj 2024, 14:58 | Kulturë

Disidentja gjirokastrite Musine Kokalari tashmë ka muzeun e saj në qytetin e gurtë.

Gjirokastrës së historisë i është shtuar një tjetër vlerë, ajo e rezistencës dhe e të drejtave të mohuara të grave në veçanti gjatë periudhës së sundimit komunist.

Është pasardhësja e Musines, Arjeta Kokalari, e cila në bashkëpunim me shoqatën e trashëgimisë kulturore dhe financimin e qeverisë suedeze hapën muzeun, i konceptuar të shijohet dhe kuptohet pa qenë nevoja që të ketë ciceron.

Si për ironi të fatit, ky muze është hapur jo në shtëpinë e vërtetë të Musines, shtëpi e cila fatkeqësisht ndodhet në gjendje të degraduar pas djegies në nëntorin e vitit 2014 dhe harresës së institucioneve për ta ringritur, si shumë shtëpi të tjera në qytetin e Gjirokastrës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi