Akuza e Berishës: Hidhet gaz toksik ndaj Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut në protestë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 14:14 | Politikë

Akuza e Berishës: Hidhet gaz toksik ndaj Flamur Nokës, Bledian

Në përfundim të protestës te Bashkia e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se Policia e Shtetit ka hedhur gaz toksik kundër deputetëve dhe protestuesve. Berisha ka publikuar disa foto të Klevis Balliut, duke thënë se është sulmuar nga uniformat blu me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit Taulant Balla në shenjë hakmarrjeje. Referuar ish-kryeministrit, nga ky akt kriminal siç ai e quan, e kanë pësuar edhe Flamur Noka dhe Bledian Nallbati.

“Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut. Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale, banditeske Rama- Balla kundër opozitës”, shkruan Berisha.

Reagim ka pasur edhe nga Belind Këlliçi, duke thënë se fajtor për këtë është edhe Erion Veliaj.

“Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!  Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!  Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës”, shkruan Këlliçi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani